Ndërlidhjet

Ahmedinejad uron Obamën


Presidenti i Iranit Mahmud Amhedinejad i ka uruar sot Barack Obamës fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA, ka cituar një mesazh të Ahmedinejadit për Obamën ku thuhet se "shpresoj se ju do të shfrytëzoni mundësinë e shërbimit për të lënë pas një emër të mirë, duke preferuar interesat reale të njerëzve dhe drejtësië kundrejt kërkesave lakmitare të një minoriteti egoist dhe të pahijshëm".

SHBA dhe Irani nuk kanë lidhje diplomatike që nga 1979.


XS
SM
MD
LG