Ndërlidhjet

Bush takon Obamën javën e ardhshme


Presidenti amerikan George Bush tha se ai dhe presidenti i zgjedhur Barack Obama në fillim të javës së ardhshme do të diskutojnë çështjet kyçe si krizën globale ekonomike dhe luftën në Irak.

"Në javët e ardhshme ne do të kërkojmë nga zyrtarët administrativë, që t'i shpjegojnë ekipit të Obamas politikat e deritashme duke filluar nga tregjet financiare e deri të lufta në Irak. Unë mezi pres, që të diskutojë këto çështje me presidentin e zgjedhur në fillim të javës së ardhshme", tha Bush.

Duke folur para Shtëpisë së Bardhë, Bush premtoi se do të punojë për një transfer të butë të pushtetit.

"Ky transfer paqësor i pushtetit është një nga hallkat e demokracisë së vërtetë dhe siguroj se një tranzicion sa më i butë i mundshëm është një nga prioritetet në pjesën e mbetur të presidencës sime", ka thënë Bush.

Obama do të inaugurohet si presidenti i parë me ngjyrë i Amerikës në 20 janar të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG