Ndërlidhjet

Pakistan: 17 të vrarë nga shpërthimi


Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se është rritur në 17 numri i të vrarëve nga një shpërthim në një takim të liderëve fisnorë në rajonin Bajaur në kufi me Afganistanin.

Raportohet se 45 janë plagosur.

Shpërthimi ndodhi kur rreth 200 persona nga fisi Salarzai, po mbanin një takim mbi planin e veprimit kundër militantëve në këtë zonë.

Forcat e sigurisë së Pakistanit po luftojnë Al-Qaedan dhe militantët talebanë në Bajaur dhe autoritetet po inkurajonë liderët fisnorë, që të largojnë militantët nga rajoni.
XS
SM
MD
LG