Ndërlidhjet

SHBA-Rusi: Bisedime për kontrollin e armatimit


Një zyrtar i lartë amerikan tha se administrata Bush shpreson që së shpejti të bisedojë me Rusinë lidhur me propozimet e reja për reduktim të armëve bërthamore dhe t'i adresojë shqetësimet e Moskës për mburojën anti-raketore amerikane në Evropë.

John Rood, u.d. i nënsekretarit për kontrollin e armatimit, tha se propozimet janë dërguar në Moskë përpara se presidenti Dmitry Medvedev të shpallte planet për vendosjen e raketave ruse në enklavën lindore Kaliningrad, si kundërpeshë ndaj sistemit mbrojtës amerikan në Poloni dhe Çeki.
XS
SM
MD
LG