Ndërlidhjet

Bisedime për zgjidhjen e krizës në Kongo


Liderë të rajonit dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon po zhvillojnë një takim krize në Nairobi, Kenia, i cili synon t'u japë fund luftimeve të fundit në Kongon lindore.

Konflikti është nxitur nga urrejtja etnike, si pasojë e masakrës së gjysmë milioni tutsive në luftërat civile në Ruandë dhe Kongo.

Në misionin më të madh në botë, Kombet e Bashkuara kanë rreth 17 mijë paqëruajtës në Republikën Demokratike të Kongos, por vetëm disa qindra janë dislokuar në zonat e prekura nga luftimet e fundit.
XS
SM
MD
LG