Ndërlidhjet

BE përgatitet për samitin global financiar


Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë filluar në Bruksel, një takim përgatitor për samitin e javës së ardhshme në Uashington ku do diskutohen format se si duhet përgjigjur krizës globale financiare.

Presidenti George Bush pritet të drejtojë samitin e 15 nëntorit, i cili do të bëjë bashkë liderët e 20 vendeve më të pasura në botë, dhe ekonomitë më të mëdha të vendeve në zhvillim.

Liderët e BE-së pritet të diskutojnë për një dokument të dorëzuar nga Franca, e cila kryeson presidencën e radhës së BE-së, në përpjekje për të formuar një qëndirm të përbashkët në refomat e propozuara për financat globale.

Raportohet se porpozimi francez përfshin rritjen e regulloreve dhe forcimin e rolit të FMN-së.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy duke folur para samitit, insistoi në nevojën për politika të përbashkëta ekonomike në Evropë, ndërsa pranoi se kjo është një çështje kundërthënëse.
XS
SM
MD
LG