Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Vdesin 10 nga sulmi i dyshuar amerikan


Zyrtarët pakistanezë të sigurisë thanë se të paktën 10 persona kanë vdekur siç pretendohet nga një sulm amerikan me raketa në një zonë fisnore në veri-perëndim të Pakistanit.

Dy zyrtarë të sigurisë thanë se një aeroplan pa pilot ka shkrepur raketa në Waziristan, zonë kjo afër kufirit afgan, ku besohet se fshihen militantët e Al-Qaedas.

Ushtria amerikane rrallë konfirmon apo mohon sulmet me raketa në Pakistan.

Një seri sulmesh mbi militantët përtej kufirit me Afganistanin ka ngritur tensionet mes SHBA-së dhe Pakistanit.
XS
SM
MD
LG