Ndërlidhjet

12 viktima nga sulmi në Osetinë Veriore


Zyrtarët rusë thanë se të paktën 12 persona kanë vdekur në shpërthimin e së enjtes në Osetinë Veriore.

Zyrtarët besojnë se në mesin e viktimave përfshihet edhe sulmuesja vetëvrasëse, e cila hodhi veten në erë në një stacion autobusi në Vladikaukaz.

Më shumë se 40 persona janë lënduar.

Osetia Veriore është në Kaukazin Verior, ku dhuna, përfshirë sulmet nga grupet militante, janë rritur në vitet e fundit.

Presidenti rus Dmitry Medvedev tha sot se incidenti tregon për kërcënimin e përhershëm të terrorizmit më të cilin përballet Rusia.
XS
SM
MD
LG