Ndërlidhjet

logo-print

BE: Tirana të luftojë korrupsionin


Bashkimi Evropian i tha Shqipërisë se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet sfidë serioze.

Dy ditë pasi që raporti i progresit i Komisionit Evropian tha se Shipëria ka bërë përparime të kufizuara, AP njofton se ambasadorët e BE-së kanë thënë se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe korrekte në vitin 2009, do jetë vitale për ambiciet e Shqipërisë, që t'i bashkohet bllokut 27 anëtarësh.

"Korrupsioni përshkruhet si problem serioz për Shqipërinë. Luftimi i korrupsionit, veçanërisht në drejtësi, por edhe në fusha tjera mbetet çështje kyçe për partnerishpin evropian", thuhet në një deklaratë të të dërguarit evropian, të lëshuar nga ambasada franceze.
XS
SM
MD
LG