Ndërlidhjet

Kroacia hap ambasadë në Kosovë


Kroacia ka ngritur nivelin e përfaqësimit në Kosovë nga zyrë ndërlidhëse ne ambasadë.

Ministri i jashtëm kroat Gordan Jandrokoviq e ka njoftuar për këtë veprim përmes një letre homologun e tij kosovar Skënder Hysenin.

Dario Malnar do të mbetet i ngarkuari me punë deri në emërimin e ambasadorit të Republikës së Kroacisë në Prishtinë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Në letrën e homologut kroat drejtuar ministrit Hyseni konfirmohet gadishmëria e Republikës së Kroacisë për zhvillim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, të cilat kanë në interes forcimin e stabilitetit dhe mirëqenies në Evropën Juglindore dhe në integrimet euroatlantike.

Kroacia është vendi i 14 që e ngre përfaqësinë diplomatike në Kosovë në nivel ambasade.

XS
SM
MD
LG