Ndërlidhjet

Obama: Do përballem me krizën ekonomike


Presidenti i zgjedhur Barack Obama në konferencën e tij të parë për gazetarë, ka thënë se me të dhënë betimin si president, do të luftojë krizën ekonomike që ka kapluar SHBA-të.

Gjatë ditës, Barack Obama është takuar me këshilltarët e tij ekonomikë për të diskutuar mbi format e stabilizimit të ekonomisë amerikane.

Obama dhe nënpresidenti i zgjedhur Joe Biden kanë mbajtur një takim me bordin këshilldhënës kalimtar, një trup ky që mbledh liderë të biznesit, akademikë dhe qeveritarë.

Aty ishte edhe Lawrence Summers, që është përmendur si kandidat për sekretar të Thesarit, të cilin post e ka mabjtur edhe në adminsitratën Klinton.

Ndryshe, Obama dje shpalli se ka zgjedhur kongresistin Rahm Emanuel të jetë shef personeli në administratën e tij, ndërsa tashmë ka marrë informatat e para sekrete të kundërzbulimit nga zyrtarët amerikanë.

Pritet që të hënën Obama të udhëtojë në Uashington ku në Shtëpinë e Bardhë do të bisedojë me presidentin në largim, George Bush.
XS
SM
MD
LG