Ndërlidhjet

Iran: Obama po ecën në rrugë të gabuar


Kryetari i parlamentit të Iranit deklaroi se Barack Obama "po ecën rrugës së gabuar". Reagimet e Ali Larixhanit erdhën pas deklaratave të presidentit të sapozgjedhur amerikan se një Iran me armë bërthamore është i papranueshëm.

Mediat shtetërore iraniane thanë se pohimet e Obamës vënë në pikëpyetje pritshmëritë se zgjedhja e tij do ndryshont epolitikën amerikane.

Irani përsëriti sërish se nuk synon të prodhojë armë bërthamore, por programet bërthamore kanë vetëm natyrë civile.
XS
SM
MD
LG