Ndërlidhjet

Hamasi i gatshëm të bisedojë me Obamën


Grupi islamist palestinez Hamas është i gatshëm të bisedojë me presidentin e sapo zgjedhur të SHBA-ve. Barack Obama duhet të komunikojë me Hamasin nëse dëshiron të adresojë konfliktin në Lindjen e Mesme, tha për mediat britanike përfaqësuesi i kësaj organizate.

Administrata amerikane e presidentit Bush ka bojkotuar grupin Hamas, pasi nuk ka pranuar të heqë dorë nga dhuna dhe nuk e njeh ekzistencën e shtetit izraelit.

Hamasi e ka cilësuar fitoren e Obamës si "një ndryshim i madh politik dhe psikologjik".

Në të tjera zhvillime Hamasi deklaori se nuk do të marrë pjesë në bisedimet e rradhës për pajtim me Lëvizjen Fatah të presidentit Mahmud Abbas.
Hamasi akuzon presidentin Abbas se ka dënuar qindra mbështetës në përpjekje për të dobësuar Hamasin.
XS
SM
MD
LG