Ndërlidhjet

Aksident në nëdetësen ruse, 20 të vdekur


Marina ruse tha se nga një aksident në një nëndetëse bërthamore në Oqeanin Paqësor kanë vdekur 20 persona dhe janë lënduar 21 të tjerë.

Një zëdhënës i marinës tha se reaktori bërthamor brenda në nëndetëse është duke punuar normalisht dhe se niveli i radioaktivitetit është në suaza të normales.

Zëdhënësi tha se një difekt në sistemin e fikjes së zjarrit ka shkaktuar incidentin.

Marina ruse është tronditur shpesh nga aksidente vdekjeprurëse, përfshirë një shpërthim, që pat fundosur në vitin 2000 një nëndetëse bërthamore në Kursk, ku mbetën të vrarë 118 marinarët në bord.
XS
SM
MD
LG