Ndërlidhjet

Bisedime për paqe në Lindjen e Mesme


Ndërmjetësuesit e Lindjes së Mesme janë takuar në Sharm El Sheik të Egjiptit.

Presidenti amerikan George Bush ka shpresuar se paqja mes palestinezëve dhe izraelitëve do mund të arrihej në fund të këtij viti.

Por, ka pasur pak përparim, që kur Bushi nisi procesin e paqes, pothuajse një vit më parë në Annapolis të Maryland-it.

Presidenti palestinez Mahmud Abas, ministrja e jashtme izraelite Tzipi Livni, sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrorv pritet të marrin pjesë në takimin e ashtuquajtur Kuartet.
XS
SM
MD
LG