Ndërlidhjet

Egjipti dëbon djalin e Bin Ladenit


Djali i Osama bin Ladenit, Omari, është dëbuar sot nga Egjipti, ku u kthye pasi iu refuzua kërkesa për azil politik në Spanjë.

Bin Laden dhe gruaja e tij Zaina nuk janë lejuar të hyjnë në Egjipt, ku po jetonin për disa muaj.

Qifti, të cilit i është refuzuar edhe azili në Britani, kanë hipur në një aeroplan, i cili besohet se fluturonte për në Katar.

Omar është njëri nga 19 fëmijët e themeluesit të rrjetit terrorist Al Qaida, por ai ka thënë se me vite nuk e ka parë babanë e tij.
XS
SM
MD
LG