Ndërlidhjet

logo-print

Gjirokastër: Shembet pallati, 5 të plagosur


Një pallatë banimi 5 katësh është shembur në Gjirokastër. Si pasojë e shembjes 5 persona janë lënduar, ndërsa tre të tjerë dyshohet të gjenden nën rrënoja. Zëdhënësi i policisë, Genti Mullai, ka thënë se ekipet e ndërhyrjes së shpejtë dhe forcat e shpëtimit janë duke punuar për të nxjerrë personat që dyshohet të jenë nën rrënoja. Ai gjithashtu ka pohuar se besohet se shembja është shkaktuar për shkak të punimeve në ndërtimin e një godine të re ngjitur me pallatin ekzistues.
Në këtë pallat jetonin 20 familje dhe ato tashmë janë evakuar.
Në vendngjarje ka dalur edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe zyrtarë tjerë të lartë.
XS
SM
MD
LG