Ndërlidhjet

Koshtunica: EULEX krijon Kosovën e pavarur


Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica, ka akuzuar qeverinë e Serbisë se "po mashtron qytetarët se gjoja EULEX-i nuk krijon institucionet e shtetit të pavarur të Kosovës".
Koshtunica pohon se "është krejt e qartë se mision EULEX do të zbatoj planin e Ahtisarit për Kosovën e pavarur".
Në deklaratën për media, Vojislav Koshtunica, ka thënë se qeveria e Serbisë "nga çasti kur të pranoj EULEX-in do të bëhet bashkëpjesmarrëse për të gjitha pasojat që do të dalin nga veprimi i EULEX-it në krijimin e Kosovës së pavarur".
XS
SM
MD
LG