Ndërlidhjet

Lirohet gazetarja e kidnapuar


Gazetarja e televizionit kanadez Si-Bi-Si, e kidnapuar para një muaji në Afganistan, është liruar dhe tash gjendet në ambasadën kanadeze në Kabul.
Gazetarja Melisa Fang ishte kidnapuar nga rrëmbyes të panjohur derisa po bënte një reportazh me personat e shpërngulur në perendim të Kabulit. Ende nuk dihet nëse rrëmbyesit ishin pjestarë të Talebanëve apo të grupeve kriminale.
Kryeministri kanadez, Stiven Harper, në një takim urgjent me gazetarët tha se qeveria ishte informuar për kidnapimin, por për hirë të hetimeve dhe lirimit, opinioni për këtë nuk ishte në dijeni deri në çastin e lirimit të gazetares.
XS
SM
MD
LG