Ndërlidhjet

Trupat vrasin 14 militantë afganë


Ushtria amerikane tha se trupat amerikane kanë vrarë 14 militantë.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se militantët kanë hapur zjarr pasi që vetura e tyre është ndaluar të dielën nga trupat amerikane në provincën Khost.

Megjithatë, guvernatori i Khostit, Arsallah Jamal, tha se 14 personat ishin punëtorë civilë të ndërtimtarisë.

Në zhvillime tjera, dy ushtarë spanjollë kanë vdekur, kur një sulmues vetëvrasës u hodh në konvojin ushtarak në provincën perëndimore të Heratit, e cila zakonisht është më pak e dhunshme sesa provincat jugore dhe lindore.

XS
SM
MD
LG