Ndërlidhjet

Kanada do tërheqë trupat nga Afganistani


Kryeministri i Kanadasë Lawrence Cannon tha se vendi i tij edhe më tej planifikon që të tërheqë trupat nga Afganistani në vitin 2011, pavarësisht thirrjeve të presidentit të zgjedhur Barack Obama, që të rriten përpjekjet ndërkombëtare për luftimin e terrorizmit atje.

Kanadaja i ka rreth 2. 500 trupa në Afganistan, shumica në provincën jugore të Kandaharit.

97 trupa kanadeze kanë vdekur në Afganistan, që nga viti 2002.
XS
SM
MD
LG