Ndërlidhjet

Gjirokastër: 5 të arrestuar për shembjen e pallatit


Pesë persona janë arrestuar si përgjegjës për incidentin tragjik të shembjes së një pallati në Gjirokastër.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, një 65 vjeçaer rezulton e vdekur, ndërkohë që ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja një grua 35 vjeçare dhe vajzën e saj 12 vjeçe.

Ekipet shqiptare dhe greke të shpëtimit i ndërprenë kërkimet mbrëmë, nga frika se mund të shembej pjesa tjetër e ndërtesës.

Policia e Gjirokastrës tha se shembja mund të jetë shkaktuar nga punët ndërtimore, që po kryheshin në një ndërtesë të re ngjitur me pallatin ekzistues.

XS
SM
MD
LG