Ndërlidhjet

logo-print

BE diskuton raportet me Rusinë


Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë sot në Bruksel mbi rinisjen e bisedimeve për partneritet me Rusinë, të cilat qenë ngrirë, për shkak të luftës ruso-gjeorgjiane në muajin gusht.

"Raportet me Rusinë të bazuara në një kornizë janë më të mira për komunitetin ndëkrombëtar dhe BE-në. Më mirë është të kemi këso raporte, sesa jashtë kornizës. Por, kjo nuk nënkupton se raportet tona do mbesin të njëjta. Nuk do jenë më të atilla", ka thënë shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana para fillimit të takimit.

Në një deklaratë të përbashkët qeveritë e Britanisë dhe Suedisë thanë se "ne duhet dhe duam të punojmë me Rusinë".

Komisioni Evropian kërkoi javën e kaluar rifillimin e bisedimeve, por anëtaret e BE-së, Lituania dhe Polonia thanë se Rusia nuk ka bërë mjaft për të përmbushur marrëveshjen e paqes me Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG