Ndërlidhjet

Bagdad: 28 të vrarë, 70 të plagosur


Të paktën 28 njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 70 të tjerë janë plagosur në dy shpërthime pothuaj simultane në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Policia tha se shpërtheu të paktën një automjet bombë dhe pastaj një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në mesin e policëve dhe civilëve, të cilët u afruan t'u ndihmojnë të plagosurve.

Në një sulm tjetër, një grua e hodhi veten në erë në një postbllok në Baquba, në veri të Bagdadit, duke shkaktuar vdekjen e katër njerëzve.

Policia tha se sulmuesja ishte një adoleshente, ndërsa njëri nga viktimat ishte një lider lokal sunit, kundërshtar i Al Kaedas.
XS
SM
MD
LG