Ndërlidhjet

Irak: Ish milicitë sunite luftojnë Al-Kaedan


Milicitë sunite, që kanë luajtur rol kyç në përzënien e luftëtarëve të Al Kaedas nga Bagdadi, i kanë marrë rrogat e para nga qeveria irakiane.

Në mbarë kryeqytetin irakian u hapën 60 pika për të paguar rreth 54 mijë pjesëtarët e Këshillit të Zgjimit, i afërt me Shtetet e Bashkuara, të cilët deri tash paguheshin nga ushtria amerikane.

Grupet u formuan vitin e kaluar nga luftëtarët, të cilët fillimisht luftonin kundër forcave amerikane dhe atyre irakiane.
XS
SM
MD
LG