Ndërlidhjet

Kharzai kritikon veprimet e ushtrisë amerikane


Presidenti i Afganistanit Hamid Kharzai i ka kritikuar trupat e Shteteve të Bashkuara për vrasjen e 14 rojeve private të sigurisë në lindje të vendit.

Më herët ushtria amerikane tha se trupat kanë vrarë 14 militantë. Një zëdhënës i ushtrisë tha se militantët kanë hapur zjarr pasi vetura e tyre ishte ndaluar dje nga trupat amerikane në provincën Khost.

Por Kharzai the se të vrarët ishin roje që punonin për një kompani ndërtimi, dhe shtoi se veprimet e tilla "vetëm e thellojnë hendekun ndërmjet njerëzve dhe qeverisë së Afganistanit".

Ushtria tha se ka nisur hetime të përbashkëta me autoritetet afgane për incidentin në fjalë.
XS
SM
MD
LG