Ndërlidhjet

OKB: Shtyhet seanca e KS për Kosovën


Është shtyrë seanca e Këshillit të Sigurimit e caktuar për nesër, ku pritej të shqyrtohet raporti tre mujor i sekretarit të përgjithshëm të KB, Ban Ki-Moon për gjendjen në Kosovë, përfshirë dhe procesin e rikonfigurimit të pranisë ndërkombëtare dhe vendosjen e misionit të BE-së, EULEX.

Data për seancën ende nuk është caktuar, ndërsa burime diplomatike në Bruksel kanë thënë se mbledhja mund të mbahet të premten.

Vendimi për shtyrjen e mbledhjes pasoi refuzimin që liderët e Kosovës i bënë dokumentit 6-pikësh për shtrirjen e misionit EULEX në Kosovë.
XS
SM
MD
LG