Ndërlidhjet

SHBA: Bisedime me rusët për mburojën raketore


Uashingtoni i ka bërë thirrje Moskës që të zhvillojnë bisedime në javët e ardhshme për t'i zgjidhur dallimet mbi planet amerikane për sistemin e mburojës raketore.

Zëdhnësi i Departamentit të Shtetit, Robert Wood tha se ushtruesi i detyrës i nënsekretarit për kontrollin e armatimit, John Rood, planifikon që së shpejti të takohet me zyrtarët rusë për t'i adresuar shqetësimet e tyre.

Wood e ripërsëriti qëndrimin e Uashingtonit se Rusia nuk ka pse frikësohet nga sistemi, të cilin planifikon ta ndërtojë në Poloni dhe Çeki.
XS
SM
MD
LG