Ndërlidhjet

logo-print

Merkel: NATO duhet t'i shtrijë dorën Rusisë


Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se NATO-ja duhet t'i shtrijë dorën Rusisë dhe ta bëjë të qartë se dy palët do të jenë shumë më efektivë në luftimin e problemeve të sigurisë në botë nëqoftëse punojnë së bashku.

Në një fjalim në Berlin, Merkel tha se NATO dhe Rusia janë partnerë dhe kanë nevojë për njëri tjetrin që në mënyrë efektive të luftojnë terrorizmin, proliferimin dhe sfidat tjera.

Merkel gjithashtu tha se i mirëpret gjasat e Gjeorgjisë dhe Ukrainës për t'iu bashkangjitur aleancës, por shtoi se asnjë nga këto vende nuk do të jetë i gatshëm të bëjë një gjë të këtillë "në një të ardhme të afërt".
XS
SM
MD
LG