Ndërlidhjet

Zbutet embargoja e naftës ndaj Gazës


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, ka urdhëruar dërgimin e sasive të naftës në Rripin e Gazës. Izraeli ka ndërprerë furnizimin një javë më parë, si mënyrë ndëshkimi për gjuajtjen e raketave nga palestinezët në territorin izraelit.

Vendimi i Izraelit u mor pas bisedimeve me të dërguarin e posaçëm të bashkësisë ndërkombëtare për Lindjen e Mesme, Tony Blair.

Televizioni i grupit palestinez Hamas dha pamje të protestave të banorëve të Gazës kundër bllokadës së naftës.
XS
SM
MD
LG