Ndërlidhjet

Obama do anulojë vendimet e Bushit


John Podesta, kreu i ekipit të tranzicionit të presidentit të sapozgjedhur amerikan, tha se ndër hapat e parë të Barack Obamas si president do të jetë anulimi i disa vendimeve të administratës Bush.

Anulimi i vendimeve mund të bëhet përmes urdhërave ekszekutivë të presidentit, pa nevojën e miratimit nga Kongresi.

Obama mund të fillojë me anulimin e vendimit të presidentit Bush për kufizimin e fondeve federale për kërkimet qelizore. Një tjetër vendim i Bushit, që mund të anulohet nga Obama, është ai për shpime në shtetin e Utas për kërkime nafte, tha John Podesta.

Deklaratat e këshilltarit të Obamës erdhën pas takimit në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit aktual amerikan, George Bush, dhe atij të sapozgjedhur, Barack Obama.
XS
SM
MD
LG