Ndërlidhjet

Tiranë: Vazhdon greva e 11 deputetëve


Po vazhdon greva e 11 deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, të cilët kundërshtojnë kodin zgjedhor.

Deputetë të LSI-së dhe të PDK-së kanë hyrë në grevë urie si shenjë proteste kundër hartimit të Kodit të ri Zgjedhor, bazuar, sipas tyre, në një marrëveshje të dyshimtë mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Mediat shqiptare njoftojnë se ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, ka reaguar ndaj grevës.

"Çështja e Kodit Zgjedhor është një çështje besimi. Ka mbizotëruar mungesa e besimit mes forcave politike për Kodin Zgjedhor", u shpreh Lohan.

Ai është shprehur se Shqipëria do të njihte progres në rast se mes partive do të kishte besim.
XS
SM
MD
LG