Ndërlidhjet

Talebanët rrëmbejnë konvojin e NATO-s


Të paktën 13 militantë janë vrarë në përleshjet me trupat qeveritare në Pakistanin veri-perëndimor, ku talebanët konfiskuan kamionë që po bartnin makina ushtarake dhe pajisje për trupat e NATO-s në Afganistan.

Zyrtarë të sigurisë thanë se dhjetëra militantë të maskuar kanë bllokuar autostradën në zonën fisnore të Khyberit dhe rrëmbyen kamionët ushtarakë.

Pas këtij sulmi, helikopterë të armatës pakistaneze kanë vënë në shënjestër pozicionet e rebelëve në rajon. Një nxënës dhe 6 civilë të tjerë raportohet të jenë lënduar nga sulmi.

Në zhvillime të tjera, policia në Pakistan tha se një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në një stadium sportiv, duke vrarë të paktën 4 dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Në stadium ishin rreth 25 mijë persona, që po ndiqnin një ngjarje sportive.

XS
SM
MD
LG