Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Të zgjatet mandati presidencial


Kremlini tha se presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka dorëzuar në parlament një projekt-ligj për zgjatjen e mandatit presidencial.

Kremlini, përmes një deklarate, bëri të ditur se ai ka dorëzuar po ashtu projekt-ligjin, që i zgjat mandatin edhe ligjvënësve të Dumas nga katër në pesë vjet.

Në fjalimin e parë drejtuar kombit, javën e kaluar, Medvedev shpalli se ai dëshiron ta zgjasë mandatin e presidentit.

Zyrtarët thanë se masat nuk do vlejnë për mandatin e vetë Medvedevit, që përfundon më 2012.
XS
SM
MD
LG