Ndërlidhjet

Pozita e opozita unike në refuzimin e 6-pikëshit


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i shoqëruar edhe nga kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët me përfaqësuesit e partive politike nga pozita dhe opozita, njofton kabineti i Sejdiut.

Aty thuhet se është diskutuar në lidhje me bisedimet për planin gjashtëpikësh dhe shtrirjen e EULEX-it.

"Ne nuk kemi pasur hezitim asnjëherë, dhe as tani nuk kemi, që EULEX-i duhet të vendoset sa më shpejt në Republikën e Kosovës, por e themi qartë se ky proces duhet të zbatohet konform pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës", citohet të ketë deklaruar presidenti Sejdiu.

Edhe përfaqësuesit e subjekteve politike, sipas këtij njoftimi, çmuan lart bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe mbështetjen e vazhdueshme që i është dhënë Kosovës.

Në takim është thënë se Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kundër dialogut, me qëllim të relaksimit të marrëdhënieve në rajon.
XS
SM
MD
LG