Ndërlidhjet

Nëse SHBA vë raketat, ato i vë edhe Rusia


Ministri i jashtëm rus ka thënë se Moska do të vendosë raketat me rreze të shkurtër veprimi në enklavën perëndimore, vetëm nëse plani për mbrojtje raketore i Uashingtonit bëhet realitet.

Sergei Lavrov ka përsëritur deklaratën e presidentit Medvedev se Rusia do vendosë raketat "Iskander" në Kaliningrad si kundërpërgjigje ndaj planeve amerikane për të ndërtuar bazën raketore në Poloni dhe Republikën Çeke.

Por, Lavrovi, ka theksuar se zbarkimi do ecën përpara, nëse planet amerikane zbatohen konkretisht.
XS
SM
MD
LG