Ndërlidhjet

43 foshnja uzbeke infektohen me HIV


Katërdhjetë e tre fëmijë uzbekë, shumë nga ta foshnje të sapolindura janë infektuar me HIV, virusi që shkakton AIDS-in. Servisi uzbek i Radios Evropa e Lirë, njofton se autoritetet po hetojnë infektimet që ndodhën në provincën Namangan.

Qendra e AIDS-it në Namangan ka thënë se foshnjet janë infektuar gati një muaj më parë.

Nuk është e qartë se si është bartur virusi, por raportohet se të gjithë të infektuarit kanë qenë në të njëjtin spital.
XS
SM
MD
LG