Ndërlidhjet

SHBA mbështesin Ukrainën, vendet Baltike


Pentagoni tha se Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates planifikon të dërgojë një sinjal të fuqishëm për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës dhe vendeve Baltike në samitin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s, që këtë javë do të mbahet në Estoni.

Sekretari për shtyp i Pentagonit, Geoff Morrell tha se Gates ndoshta nuk do të merrte pjesë në samitin në Talin, nëqoftëse Rusia nuk do ta kishte sulmuar Gjeorgjinë në luftën e gushtit.

Morrell tha se Rusia nuk duhet t'i shohë si kërcënime hapat e ish vendeve sivjetike, si Ukraina e Gjeorgjia për afrimin e tyre me Perëndimin.
XS
SM
MD
LG