Ndërlidhjet

SHBA, Britania: NATO të shtojë trupat në Afganistan


Zyrtarët britanikë dhe amerikanë u kanë bërë thirrje vendeve tjera anëtare të NATO-s që të dërgojnë më shumë trupa në Afganistan për të ndihmuar aleancën që t'i mundë talebanët dhe Al Kaedan.

Kryeministri britanik Gordon Brown nuk e përjashtoi mundësinë për dërgimin e më shumë trupave britanike në Afganistan, por bëri thirrje për "ndarje të barrës" nga aleatët e NATO-s.

Ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker tha se nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme nga gjithë aleatët e NATO-s për t'u përballur me sfidat që shkaktojnë militantët në Afganistan.
XS
SM
MD
LG