Ndërlidhjet

Ekipi i Obamës s'komenton thirrjet e talebanëve


Ekipi i tranzicionit i presidentit të sapozgjedhur amerikan Barack Obama ka mohuar të komentojë raportet për thirrjen e kryengritësve talebanë që Obama t'i tërheqë trupat e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani dhe Iraku pasi të marrë zyrën në janar.

Më herët, një shërbim amerikan i kundërzbulimit citoi një deklaratë të talebanëve, të postuar në një faqe në internet, e cila shfrytëzohet nga talebanët.

Autenticiteti i deklaratës nuk ka mundur të verifikohet menjëherë.
XS
SM
MD
LG