Ndërlidhjet

logo-print

Ban Ki-Moon: Prishtina të pranojë planin e OKB


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës që të rishqyrtojnë refuzimin e bërë dhe të miratojnë planin e Kombeve të Bashkuara për vendosjen e misionit EULEX në Kosovë.

Të hënën, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, e hodhën poshtë planin, i cili parasheh zinxhir të ndryshëm komandues për policinë në zonat me shumicë shqiptare dhe ato serbe.

"Unë shpresoj se Qeveria e Prishtinës do t'i shqyrtojë pozitivisht propozimet e mia dhe këtë proces të bisedimeve për të ardhmen e vendit të tyre", tha kreu i OKB.

Ban Ki-Moon u tha gazetarëve në selinë e OKB në Nju Jork se ai shpreson që liderët e Kosovës do të veprojnë me ndjenjë realiteti dhe fleksibiliteti ndaj propozimeve të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG