Ndërlidhjet

Turqia si ndërmjetëse mes Iranit e SHBA-së


Turqia është e gatshme, që të ndërmjetësojë mes administratës amerikane të ardhshme të Obamas dhe Iranit.

Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan ka bërë këtë propozim në një intervistë të publikuar sot nga New York Times.

Turqia ka thënë se tashmë po ndihmon në bisedimet mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore në arritjen e një marrëveshjeje për programin bërthamor të Iranit.

Duke qenë anëtare e NATO-së dhe kandidate për anëtarësim në BE, ndërsa në të nëjtën kohë duke pasur raporte të mira me Iranin, Turqia beson se është në një pozicion të mirë për të ndihmuar në ngushtimin e hendekut mes dy palëve.
XS
SM
MD
LG