Ndërlidhjet

Viktima të reja në Afganistan


Të paktën dy persona janë vrarë dhe 30 janë plagosur, por vëllai i presidentit Hamdi Karzai nuk është lënduar, pas një sulmi vetëvrasës më bombë në Afganistanin jugor.

Policia tha se shpërthimi ka ndodhur në një rrugë mes ndërtesës kryesore të shërbimti të zbulimit dhe një objekti që përdoret nga këshilli qeveritar provincial.

Këshilli udhëhiqet nga vëllai i Karzait Ahmad Wali Karzai.

Dhuna në Afganistan ka arritur nivilin më të lartë këtë vit, që kur talebanët u rrëzuan nga pushteti pas invazionit të koalicionit të udhëhqur nga SHBA-të në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG