Ndërlidhjet

Irani teston raketa të reja


Irani tha se ka testuar një lloj rë ri të raketave me një rreze veprimi, brenda së cilës futet edhe Izraeli.

Ministri i mbrojtjes Mostafa Mohammad Najar tha se raketat iraniane Sejil kanë "mundësi jashtëzakonisht të larta" dhe se kanë qëllime mbrojtëse.

Testi vjen një ditë pasi mediat thanë se Garda Revolucionare e Iranit ka testuar një raketë tjetër të quajtur Samen afër kufirit me Irakun.

Testet e reja erdhën në mes të tensioneve në rritje për shkak të programit kundërthënës bërthamor të Iranit.

SHBA dhe disa nga aleatet e saj, me gjithë mohimet e Iranit, frikësohen se Irani po përdor programin bërthamor civil si mbulesë për zhvillimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG