Ndërlidhjet

McCain: 'Po fle si foshnje' që nga humbja


John McCain ka dhënë intervistën e tij të parë për media, që kur humbi garën nga Barack Obama për Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.

Duke folur në programin "The Tonight Show" me Jay Leno-n, McCain ka bërë shaka duke thënë se ai po fle si foshnje që nga humbja e tij- "po fle dy orë, po zgjohem po qaj, dhe po fle sërish dy orë".

McCain, 72 vjeçar, ka përjashtuar mundësinë se do garojë sërish për president duke thënë SHBA do ketë gjeneratë tjetër të liderëve.

XS
SM
MD
LG