Ndërlidhjet

Shperthime në Bagdad, vdesin 12, plagosen 60


Policia e Irakut tha se nga një sulm i njëhershëm i një veture bombë dhe një bombe në rrugë kanë vdekur 12 persona dhe janë plagosur 60 të tjerë.
Vetura eksplodoi në një stacion autobusash në një zonë të banuar dhe është pasuar shumë shpejt nga shpërthimi i dytë.

Shpërthimet ndodhën në disktriktin Bagdadi i Ri në lindje të kryeqytetit irakian.

Në një incident tjetër në Mosul policia tha se persona të armatosur kanë vrarë dy motra të krishtera në shtëpinë e tyre dhe ua kanë plagosur nënën.
XS
SM
MD
LG