Ndërlidhjet

Paulson: Nuk do blejmë asetet e këqija


Sekretari amerikan i thesarit Henry Paulson tha se qeveria ka hedh planin fillestar të shpëtimit financiar prej 700 miliardë dollarësh.

Paulson tha se qeveria nuk do të blejë hipoteka të këqija, që janë thelbi i krizës financiare, sic ishte planifikuar fillimisht.

Në vend të kësaj, ai tha se Thesari do të blejë aksionet në bankat me telashe për t'i inkurajuar ato që të rifillojnë me kreditë normale.

"Në këto javët e kaluara kemi vazhduar, që të ekzaminojmë përfitimet relative nga blerja e hipotekave jolikuide. Vlerësimi ynë në këtë kohë është se kjo nuk është mënyra më e mirë për t'i përdorur këto fonde, por do të vazhdojmë që të ekzaminojmë nëse këto forma të blerjes së aseteve mund të luajnë rol të dobishëm, që lidhet me përdorimin e burimeve tjera potenciale, për të ndihmuar dhe forcuar sistemin tonë financiar dhe për të mbështetur kreditë", tha Paulson.

Më shumë se 2 mijë banka mund të jenë të përshtathsme për një injeksion kapital të qeverisë.

XS
SM
MD
LG