Ndërlidhjet

Rusia heq dorë nga njëri gazsjellës në Evropë?


Kryeministri rus Vladimir Putin ka thënë se Moska mund të heq dorë nga gazsjellësi i planifikuar për në Gjermani, nëse evropianët vonojnë projektin.

Putin i tha kryeministrit finlandez Matti Vanhanen se "Evropa duhet të vendosë nëse i duhet ose jo gazsjellësi".

Gazsjellësi Nord Stream planifikohej që të dërgonte gazin nga deti Baltik në Evropë.

Por, disa vende baltike e kundërshtojnë gazjellësin, për arsye ambientaliste, por edhe për shkak të varësisë së tepruar të Evropës në gazin rus.
XS
SM
MD
LG