Ndërlidhjet

Obering: Të mos hiqet dorë nga mburoja raketore


Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Raketore në largim i bëri thirrje presidentit të sapozgjedhur, Barack Obama, të mos heqë dorë nga planet e administratës Bush për të instaluar sistemin e mburojës raketore në Poloni dhe Çeki.

Gjeneral lejtnant Henry Obering, i cili këtë muaj do japë dorëheqje, tha se sistemi për goditjen e raketave balistike mund të funksionojë, dhe se braktisja e planit mund t'i "cënojë rëndë" aftësitë e Shteteve të Bashkuara për t'u mbrojtur nga raketat e Iranit.

Lidhur me shqetësimet e Rusisë, Obering tha se nuk beson që Moska vërtetë e sheh sistemin amerikan si kërcënim për sigurinë e Rusisë.

Këshilltarët e Obamës kanë thënë se presidenti i ri e mbështet instalimin e sistemit mbrojtës raketor kur teknologjia amerikane të dëshmohet e aftë se mund ta arrijë qëllimin për rrëzimin e raketave balistike.
XS
SM
MD
LG