Ndërlidhjet

Afganistan: 21 të vdekur nga sulmi vetëvrasës


Zëdhënësi i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara tha se një sulmues vetëvrasës në Afganistan ka shkaktuar vdekjen e 20 civilëve dhe të një ushtari amerikan.

Walter Methews tha se automjeti bombë e goditi konvojin e ushtrisë amerikane në provincën lindore, Nangarhar.

Një zyrtar afgan i shëndetësisë tha se në sulmin, që ndodhi në një treg të mbipopulluar në qytetin Bati Kot, janë plagosur 74 civilë.

Ende askush nuk e ka pohuar përgjegjësinë, por militantët talebanë janë ata që rregullisht përdorin sulmues vetëvrasës kundër afganëve, forcave amerikane dhe forcave tjera të huaja.
XS
SM
MD
LG